Policia e Tetovës sot nga ora 6 deri në orën 8 kanë zbatuar një kontroll në Tetovë, Xhepcishtë dhe Bogovinë për zbulimin e nënshtetasve të huaj që pa leje janë duke qëndruar ose punuar në rajon.
Gjatë kontrollit të realizuar në disa lokacione janë gjetur dhe arrestuar 27 nënshtetas shqiptar të moshës nga 18 deri me 51 vjet, shumica nga Librazhdi, Pogradeci, Kukësi, Korça dhe vendet tjera.
Shtetasit shqiptar në mënyrë të pa lajmëruar kanë qëndruar dhe punuar ose kanë kërkuar punë në rajon dhe pas qëndrimit të shkurtër në SPB Tetovë, ata janë dërguar në një departament tjetër për procedurë të mëtutjeshme.