Aktori shqiptar rrihet në mes të rrugës

Aktori i mirënjohur Laert Vasili ka bërë një denoncim në polici, se është dhunuar nga një person, i cili ende është i paidentifikuar.

Një ditë më parë, aktori Laert Vasili ka denoncuar në polici faktin se është goditur në mes të rrugës.

“42-vjeçari Laert Vasili ka bërë denoncim se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është goditur me grusht në kokë, nga një person i paidentifikuar”, thanë burimet policore.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu