AKTUALE Ibrahimi: Nuk mund të formohet asnjë Qeveri me Lëvizjen Besa, ku nuk është shqipja e zyrtarizuar

Më vjen keq që sot parafolësit po i frikësojnë qytetarët me gjuhën shqipe. Nuk kam takuar njerëz të civilizimit tonë që frikësohen prej gjuhës së tjetrit. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, shkruan gazeta Lajm.

“Nuk e kam të qartë, si është e mundur kolegët tonë, deputetë, të frikësohen nga gjuha shqipe. Kemi shumë shembuj, ku gjuhët janë zyrtare edhe me përqindje më të ulët se shqiptarët në Maqedoni. Unë ju lutem për kujdes, në kualifikimet e tua ndaj gjuhës shqipe. Gjuha është vetëm një çështje, por do të ndihmojë edhe proceset tjera në Maqedoni. Nuk mund të formohet asnjë qeveri me Lëvizjen Besa ku nuk është shqipja e zyrtarizuar. Ashtu mund ta merrni vetëm BDI-në”, tha mes tjerash Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu