Në qendër të Dietikonit në Zvicër, është gjetur një gjësend i dyshmitë dhe menjëherë është alarmuar policia. Forcat e rendit e kanë deaktivizuar ate me ndihëm e një roboti për shkatërrim të mjeteve eksploduese.
Në rrugën „Merkurstrasse“ të Dietikonit shihet një zjarrfikës i cili është duke rregulluar arkullimin e automjeteve, ndërsa rreth 50 metra më tej është policia dhe ambulanca zvicerane. Prapa tyre qëndron i gatshëm një robot për shkatërrimin e mjeteve eksploduese, pronë e policisë kantonale të Cyrihut. Forcat e rendit në vendngjarje kanë pohuar se është gjetur një gjësend i dyshimtë, ndërsa nuk jepen detaje më të hollësishme.
Është pak para orës 15.00, pasditen e së premtes. Disa dhjetëra persona kuriozë shikojnë skenën e krijuar, fotografojnë dhe incizojnë. Një kalimtar ka rrëfyer se ai ka qenë duke dalë nga Xhamia Sunnah pas faljes së namazit të Xhumasë dhe është shoqëruar nga policia në një vend të sigurt. Pak para orës 13.00, policia zvicerane ishte informuar nga një kalimtar për një gjësend të dyshimtë. Forcat e rendit, ndihma e shpejtë dhe ekipi i zjarrfikësve menjëherë kanë arritur në vendngjarje, ka pohuar për „Limmattaler Zeitung“ një zëdhënëse e policisë, përcjellë „Shtegu.com“.