ALARM: Po shuhet shkolla shqipe në Manastir

Sipas të gjitha gjasave në Manastir, arsimit filler shqip i afrohet fundi. Maqedonasit ia dolen jo vetëm ta neutralizojnë kërkesën e zhurmshme të
dikurshme, por tani iu kane vardisur ta shkatërrojnë edhe arsimin fillor, respektivisht ta asgjësojnë gjuhën shqipe, përdorimi i së cilës u ka penguar shekuj me radhe.
Krahas shkollave periferike të vendbanimeve nirale, në të cilat procesi edukativo – arsimor nga shumë lëndë mësimore zhvillohen në gjuhën maqedonase, në të cilat në ffllim të këtij viti shkollor nuk u regjistruan nxënës në klasën e pare, drastikisht është zvogëluar edhe numri i fillestarëve të regjistruar edhe në shkollën e qytetit, transmeton Fakte Sipas të dhënave që i morëm nga arsimtari i matematikës, Izet Jusufi, në fillim të këtij viti shkollor, për të parën here gjatë këtyre 70 viteve të ekzistimit të shkollës shqipe, jane regjistruar vetem 15 nxënës, sa per të ekzistuar njëra nga dy paralelet e vitit të kaluar.

“Kjo ç’po ndodh me shqiptarët e Manastirit është fenomen që vështirë mund të sqarohen shkaqet e vërteta”, fillon rrëfimin të tij i brengosur per të nesërmen e arsimit shqip në qytetin që
botes shqiptare ia dha pasurinë me të madhe, shkrim leximin e gjuhës amtare”.
Edhe me shumë befason ky fakt kur te merret parasysh se vetëm dhjetë vitet me pare manastiri ishte shndërruar në fushëbetejë per hapjen e paraleleve te arsimit të mesëm me mësim në gjuhën shqipe, me se deri diku do t’i kthehej imazhi Qytetit të Alfabetit”, thotë
Izeti, i cili orvatej që të gjendet mundësi per të sqaruar shkaqet, por ato edhe me tej mbeten enigmë e vërtetë.
Vetëm një gjë është e sigurt se, numri i nxënësve të regjistruar nuk është real,
duke marrë parasysh numrin e banorëve shqiptarë në qytet. Është e vërtetë se nataliteti i shqiptarëve tani per tani është i kufizuar, por jo në këto kufi minimale, numri real do të ishte mbi 30, ashtu sic po ndodhte viteve paraprake.

“Shqiptarët e Manastint me shumë u besojnë sllavëve sesa vetvetes. Ata edhe me tej i nenshtrohen propagandës komuniste per mosperspektivë të gjuhës shqipe, që në paraqitjen e kësaj dukurie është vendimtare”, thotë Jusufi i mllefosur nga dukuritë e këtilla. Ndërkaq, edhe prindërit e nxënësve nuk
bashkëpunojnë me arsimtarët shqiptar. Në mbledhjet prindërore të konvokuara nga kujdestarët klasave, marrin
pjesë një numër i vogël dhe nuk mund të miratohen vendime per të ardhmen e arsimit, respektivisht per te ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Mbledhjet tona prindërore janë vetëm sa per t’u regjistruar si e mbajtur ne register. Marrin pjesë nga dy, tre apo me se shumti nga katër prindërit” thot Izeti.
Per akfivizimin te arsinftareve në tejkalimin e këtij problemi që drejtpërdrejti duhet t’i tangojë ata, thuhet se as kanë marrë ndonjë iniciativë që t’i vizitojnë shtëpitë e nxënësve, sic vepronin atëherë kur u vareshin vendet e punes nga numri i nxënësve që do të vizitonin shtëpitë e tyre.
Shkatërrimi i arsimit shqip filloi gjate këtyre shtatë – tetë viteve të fundit, kur subjekti politik shqiptarë, qoftë ai në pushtet, apo ai në opozitë krejtësisht ngritën dorë nga shqiptarët e Manastirit. Ata në Manastir qëndrojnë vetëm kur duhet t’i fitojne votat e këtyre të mjerëve, të cilat në dy raste kanë qenë vendimtare per njërin nga dy deputetët shqiptarë të njerës parti, e cila premton se Manastirin do të shndërrojnë në parajsë, kurse manastirasit banorë të asaj parajse. Në nivelin lokal aktivitet fillojne me kërkesën e yotave, kurse mbarojnë me mbarimin të votimeve. Ata,s’kanë kohë të merren me hallet e manastirasve./Koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu