Alarm terrorist në Rusi, policia qëllon dy të dyshuar

Policia ruse ka qëlluar për vdekje dy persona si të dyshuar për terrorizëm.

Sipas medieve, dy të dyshuarit nuk i’u bindën urdhërit të policisë për të ndaluar dhe më pas u qëlluan për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi në Nizhny Novgorod në Rusinë qendrore, dhe sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, thuhet se dy të dyshuarit po përgatisnin sulm terrorist.

Ata udhëtonin me një makinë Daeëoo, ndërsa hetuesit po punojnë në vendin ku ndodhi ngjarja për të zbuluar të tjera detaje. Një person i tretë është arrestuar, i cili po merret në pyetje.

Në makinën e dy viktimave kishte dhe një objekt të dyshimtë, që u shkatërrua nga policia përmes një shpërthimi të kontrolluar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu