Cayla, kukulla interaktive bëhet e paligjshme në vend, pasi zgjuarsia e saj mund të përgjojë të dhëna personale fshehurazi.
Imagjinojeni situatën; nëna që shkatërron kukullën të cilën pak muaj më parë ia kishte dhuruar të bijës.
Ajo që e habitur e pyet se çfarë po bën. Dhe nënë që përgjigjet: është një mjet spiunimi dhe shteti ka urdhëruar ta shkatërrojmë.
Kjo skenë e pazakontë rrezikon të bëhet realitet për një numër të madh familjesh gjermane.
Në këtë shtet, autoriteti mbikëqyrës i telekomunikacionit ka shpallur të paligjshme Cayla-n, kukullën që flet. Jo vetëm nuk është më e mundur të blihet, por as të mbahet në shtëpi. ata që e kanë blerë duhet ta shkatërrojnë menjëherë.
Dhe arsyeja pse kjo kukull është shpallur e paligjshme është akoma më surreale; ajo akuzohet se mund të përdoret si pajisje përgjimi, përcjell GSH.
Sipas studiuesve, piratët kompjuterikë mund të përdorin pajisjen e pasigurt të bluetooth-it që i është vendosur këtyre kukullave, për të dëgjuar dhe folur me fëmijët e vegjël që luajnë me to.
Për ta kuptuar më mirë çështjen bëjmë një hap pas. Cayla është një kukull inteaktive, e gjatë 45 centimetra, që bën pyetje, dëgjon dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve të fëmijëve duke pasur qasje në internet.
Pra, nga njëra anë, për të folur, ajo bazohet në një seri frazash të programuara; nga ana tjetër regjistron dhe analizon bisedat dhe pyetjet që i adresohen, duke i konverton ato në tekst dhe pastaj përdor një pajisje për të kërkuar përgjigje në internet. Dobësia e programit të këtyre kukullave u zbulua për herë të parë në janar të vitit 2015.
Tani, Stefan Hesse një student gjerman i juridikut, ka treguar se Cayla shkel ligjin e Telekomunikacionit (dhe Autoriteti garant për telekomunikacionin ka rënë dakord edhe në këtë vlerësim), sepse me këtë kukull është e mundur të lidhesh edhe duke qenë disa metra në distancë, duke aktivizuar mikrofonin dhe altoparlantin.
Problemi i sigurisë së lodrës, ose mundësia për ta përdorur si instrument përgjues nga të tretët në Gjermani konsiderohet shkelje ligjore.
Grupi i shpërndarjes së këtyre kukullave “My Friend Cayla”, “Vivid Toy” është shprehur më herët se mundësia e piratimit është e izoluar dhe se mund të bëhet vetëm nga specialistë.
Me gjithë pretendimin e tyre se u përpoqën ta përmirësojë aplikacionin e këtyre kukullave, ekspertët paralajmërojnë se problemi ende nuk është riparuar.