Albano Bogdo nuk pendohet: Nuk i thashë unë shtrihu me filanin në “Big Brother”, 1 milion shqiptarë janë budallenj

Aktori i humorit Albano Bogdo, bëri një deklaratë shokuese puntatën e parë të emisionit të tij “Albano Show”, ku në hyrje të emisionin me një gjuhë të shthurur, ofendoi rëndë Alban Ramosajn dhe motrën e tij, Beatrix.

Bogdo tha se Alban Ramosaj është ai që “ia kanë q** motrën në Big Brother”.

Kjo deklaratë mori një vëmendje të madhe në media.

Publiku, ndjekësit e tij dhe një pjesë e madhe e personazhve VIP “kryqëzuan” aktorin për këtë deklaratë ofenduese.

Së fundmi, në një video në Tik-Tok, ai shprehet se “nuk e shtriva unë Beatrix me filanin në BB”, ndërsa theksoi se s’ka përse ti kërkojë falje.

“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”,
u shpreh ai.

Ndërkohë, Albano Bodgo, quan budallejn 1 milion shqiptarë që e kanë ofenduar pas humorit të tij në emision.

Aktori i humorit theksoi se e vetmja gjë që i vjen keq, është për shqetësimin që mund t’i kenë krijuar ata që i quajti “plehra” në Shqipëri.

“M’u çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju.

U çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.

Për 1 fjali që thash, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund ti kenë shkuar.

Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, u shpreh Albano Bogdo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu