Albin Kurti flet pas lirimit nga paraburgimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur menjëherë pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Kurti që së fundi edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, shpreson të ketë kundërkandidat për të parin e VV-së.

I pyetur nëse mund të jetë kundërkandidat Dardan Molliqaj dhe nëse e vlerëson të denjë, Kurti refuzoi të flasë për Molliqajn, por tha që të drejtë kandidimi ka çdo aktivist i kësaj partie.

Ai e pranoi se ka mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është e vërtetë që kemi pasur e kemi mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por me dialog, me demokraci e me durim do t’i trajtojmë e do ti kalojmë këto mospajtime”, tha Kurti.

Derisa Kurti ndodhej në paraburgim, Aida Dërguti e ofendoi atë në një komunikim të brendshëm të deputetëve të VV-së që u bë publik.

Më pas Dërguti i kërkoi falje ish-kryetarit të Vetëvendosjes, ndërsa Kurti e pranoi këtë falje me një letër të dërguar nga burgu.

Pesë ditë më parë Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të VV-së. /albeu.com/

Albin Kurti u arrestua më 27 nëntor dhe më pas iu caktua paraburgimi, ngase nuk merrte pjesë në gjykimin ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu