Aleanca për Shqiptarët godet Gruevskin

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga ana liderit të VMRO-DPMNE-së para protestuesve të kësaj partie që vazhdojnë ti bëjnë trysni KSHZ-së për disa ditë me rradhë. Në reagimin e Alencës thuhet: “Gjuha e përdorur nga subjekte të caktuara politike ndaj miqve tanë ndërkombëtarë, për Aleancën për Shqiptarët është e patolerueshme.

Trysnia që VMRO-DPMNE po e bën ndaj institucioneve të shtetit, në këtë rast KSHZ-së, që të pengojë punën e pavarur të saj rreth rrumbullakësimit të procesit dhe rezultateve zgjedhore, nuk mund ta zbeh dot vullnetin e qytetarëve të shprehur më 11 Dhjetor.

Dënojmë ashpër çdo tentim për pengimin e punës së KSHZ-së dhe të gjitha fyerjeve dhe brohoritjeve raciste dhe shoviniste që bëhen në drejtim të tyre dhe popullit shqiptar nga po këta njerëz. Thellësisht jemi të bindur se rruga e vetme e Republikës së Maqedonisë eshtë ajo drejt Perëndimit, integrimit në NATO dhe BE, bashkë me shtetet tjera të kësaj familjeje europiane.

Prandaj, fjalori i përdorur i Nikolla Gruevskit në bisedat me përfaqësuesit ndërkombëtar, sidomos ndaj Ambasadorit të SHBA-ve dhe atij të BE-së, janë fyerje ndaj miqve tanë të kahmotshëm perëndimor. Tentimi që të ofrohet destabilizim i vendit, për qëllime të ngushta partiake paraqet rrugën më të keqe të demokracisë.

Bëjmë thirrje tek të gjithë faktorët politik në vend, që t’iu shmangen deklaratave populiste dhe konflikt-nxitëse dhe të mos pengohet puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që në mënyrë të pavarur të japin rezultatin e verdiktit të qytetarëve, të shprehur me votë më 11 Dhjetor, thuhet në fund të reagimit të Aleancës për Shqiptarët drejtuar mediave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu