Aleanca për shqiptarët godet RTVM: Po diskriminojnë

Aleanca për shqiptarët” ankohet se nuk është e pranishme në servisin publik të Maqedonisë (RTVM), edhe pse ajo si parti jashtëparlamentare duhet të jetë 10 për qind e prezantuar. Ziadin Sela nga ky koalicion drejtoi kritika edhe ndaj KSHZ-së dhe Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, se nuk kanë ndërmarrë asgjë për këtë kufizim.

“Në kundërshtim me ligjin dhe me parime të dyfishta, ata kanë bllokuar vetëm “Aleancën për shqiptarët” që të jenë të pranishëm në media. Respektivisht ne kemi mediaplan me një media që të publikojmë spotet tona publicitare. Por, me urdhër të drejtpërdrejtë të KSHZ-së dhe Agjencisë për media është ndaluar që “Aleanca për shqiptarët” të ketë qasje te qytetarët me arsyetimin se qenkemi parti jashtëparlamentare. Ndërkohë, siç i keni ndjekur mediumet, ka një parti jashtëparlamentare që është shumë prezente në media përmes spoteve publicitare dhe është opozitare”, deklaroi Ziadin Sela.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu