Aleanca për Shqiptarët: Larg duart nga mediat

Tentimet e fundit për shantazh apo kërcënime ndaj mediave kritikuese të pushtetit, janë akti i fundit qyqar që po ndërmerr ky pushtet, të cilit i vjen fundi, thuhet ne reagimin nga Aleanca per Shqiptarë.

“Dënojmë ashpër tentimet për të kërcënuar Gazetën Lajm dhe drejtuesit e saj, ashtu siç dënojmë çdo kërcënim të pushtetit ndaj çdo gazetari apo medie në vend. Pasqyrimi i të vërtetës dhe veprave të shëmtuara të këtij pushteti nuk do të mund të fshihen më. Inkurajojmë të gjitha mediat dhe gazetarët, pa përjashtim, që të ndihmojnë në daljen në dritë të të vërtetës, në zbulimin e skandaleve të këtij pushteti dhe i garantojmë ato se pas 11 dhjetorit, gazetaria do të marrë atë që i takon. Rolin e kritikuesit më të madh të politikës shtetërore. Ne jemi me “Lajm”-in dhe gjitha mediat që i kanë rezistuar dhe i rezistojnë lojërave të pista të pushtetit VMRO-BDI”, theksohet në reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu