Pas vendimit të Alternativës për t’iu bashkangjitur koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët nesër do të propozojë në Kuvend shkarkimin e kordinatorit të deritanishëm, Skender Rexhepi dhe do të emërojë kordinator të ri, njofton in7
Gjithashtu, siç mëson in7, ASH do të formojë grup të ri parlamentar ku do të ketë vend vetëm për deputetët të cilët do ti qëndrojnë besnik elektoratit opozitar dhe nuk do ta mbështesin regjimin LSDM-BDI dhe nuk do të bëhen pjesë e këtij regjimi.
Nga kjo parti thonë se Alternativa vetë ka zgjedhur rrugën dhe ka braktisur verdiktin e elektoratit opozitarë. Nga partia e Selës poashtu mohojnë në mënyrë kategorike se Alternativa është konsultuar me ta për veprimet e fundit duke thënë se nuk janë të vërteta as deklaratat se ka pasur ndonjë komunikim ose pëlqim nga ana e tyre.