Aleanca për Shqiptarët prezenton platformën e saj në Zhupë dhe Dibër

Aleanca për shqiptarët ka prezantuar platformën e saj në një tubim të mbajtur para qytetarëve të Zhupës dhe Strugës.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga ky rajon.

Në fjalën e tij, një nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, theksoi se Dibra edhe në të kaluarën u ka ofruar njerëz të vyeshëm për kombin dhe fenë, por edhe sot është e njëjta gjë.

“Gjith shqiptarët e Maqedonisë i jemi borxh ish-gjeneralit Gëzim Ostreni për shpëtimin e qindrave dhe ndoshta edhe mijëra të rinjëve, që pa përvojë por me vullnet të madh iu bashkangjitën UÇK-së.

Maturia dhe pjekuria e ish-gjeneralit Ostreni, sëbashku me bashkëmendimtarë tjerrë jo vetëm që për pak kohë përgatitën këta të rinjë, por në të njëjtën kohë shpëtuan nga vdekja me qindra dhe ndoshta edhe mijëra të rinj shqiptarë nga kurthi që ishte hartuar dhe përgatitur nga grupacione të ndryshme destruktive brenda palës shqiptare dhe palës maqedonase”, ka thënë Memedi.

Ndërkohë, kanditatët për deputet në këtë zonë, theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo familje përbëhet nga një kombinim mjaft interesant i aftësive të ndryshme të tri liderëve politik që janë pasuri e jashtëzakonshme për t’u ballafaquar me sfidat e kohës.

Gjithashtu, kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu