Aleanca për Shqiptarët shpëtoi kuorumin për BE, shumica kishte vetëm 60 deputetë

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët siguruan kuorumin e nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez që i hap Maqedonisë së Veriut dyert për negociata me BE-në. Shumica parlamentare kishte vetëm 60 deputetë në sallë dhe ata që shpëtuan kuorumun ishin grupi parlamentar i ASH-së.

Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e konkluzave duke uruar shqiptarët dhe qytetarët për realizimin edhe të një premtimi madhor. Sela ka kujtuar se situatë e ngjashme ishte edhe në vitin 2017 kur përsëri ASH ishte vendimtare për ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimin e vendit në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu