Aleanca për Shqiptarët: Vota për BDI-në është votë për VMRO-në

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, i cili mbajti mbrëmë një tubim parazgjedhor në Dibër, prezantoi platformën, si dhe pjesë të kandidatëve për deputetë në njësitë zgjedhore 5 dhe 6.

“Angazhohemi për barazi të plotë ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, shtet dygjuhësor, gjuha shqipe të jetë në përdorim në tërë territorin e shtetit, në institucione, në valutë, në komandë.

Angazhohemi për ndarje të barabartë të buxhetit, për decentrallizim më cilësor, do t’i ndryshojmë ligjet dhe Kushtetutën. Do t’i zgjidhim rastet e montuara dhe në burg do t’i dërgojmë ata të cilët atje dërguan qytetarë të pafajshëm,” ka thënë lideri i LR-PDSH, Zijadin Sela.

Ai i ka bërë apel dibranëve që të mos e japin votën për BDI-në, pasi sipas tij, ajo është një votë e dhënë për VMRO-DPMNE-në.

Bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Surija Rashiti, e akuzoi BDI-në, për, siç tha, shkatërrimin e sotëm në të cilin ndodhet Dibra.

“Dibrës dhe dibranëve u morën gjithçka, përveç shpirtit dhe zemërgjerësisë. Dibra tani është qytet i migrimit dhe varfërisë. Ne jemi të aftë t’i kthejmë dinjitetin Dibrës.

Njëmbëdhjetë dhjetori është dita kur do të fillojë ta kthejmë dinjitetin jo vetëm dibranëve, por edhe të gjithë shiptarëve”, tha Rashiti.

Para bashkëqytetarëve të vet fjalim mbajti edhe lideri i Unitetit, Gëzim Ostreni, i cili tha se është koha të rrëzohen nga pushteti VMRO-DOMNE dhe vazali i tij BDI, t’u thuhet mjaft dhe të “dërgohen në vendim më të izoluar në shoqëri”.

Kryetari i RDK-së, Vesel Memeti, ndërkaq, mes tjerash tha se është koha që shqiptarët të fillojnë të votojnë më ndryshe nga ciklet e mëparshme zgjedhore.

Para dibranëve folën edhe kandidatët për deputetë nga të dy njësitë zgjedhore.

Aleanca për shqiptarët tubim parazgjedhor pati edhe në Qendër Zhupë, e cila i takon njësisë së pestë zgjedhore.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu