Të gjitha strukturat e RDK-së janë me Fadil Zendelin këtë e thotë kryesia qendrore, këshilli qendror dhe kryetarët e degëve, pohojnë nga RDK, ndërsa Ziadin Sela i LR – PDSH-së vazhdon të mbajë pranë vetes Vesel Memedin, kryetarin e vulës në RDK.
Ndërsa, sot aleati i Selës, Vesel Memedi është paraqitur në USHT në Honoris të Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës, në mesin e funksionarëve të lartë të BDI-së, raporton InfoShqip.com. Kohë më parë kishte patur edhe spekulime mediatike se për vendimin e çuditshëm të Gjykatës tetovare për ti mbetur vulat Veselit, kishte intervenuar vetë Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet Ministrit të drejtësisë?! Gjithashtu Ahmeti dhe Veseli ishin parë të ulur së bashku dhe duke kaluar çaste të lumtura me buzëqeshje pranë njëri – tjetrit./InfoSHqip.com
Për më tepër shikoni fotografinë: