Ali Ahmeti flet për Artan Grubin: Nuk është arratisur, do të dalë para organeve të drejtësisë, por jo drejtësisë hakmarrëse

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para mediave të Kosovës ka folur edhe për ish zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi i cili nuk është i kapshëm për momentin nga organet e hetuesisë së Maqedonisë së Veriut dhe se për të cilin tashmë është shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar pasi është shqiptuar edhe masë e paraburgimit.

Ahmeti tha se Grubi nuk është arratisur dhe se ai vetë nuk ka pasur kontakt me të, por ka informacione se ai është mirë dhe se ndodhet në trojet shqiptare.

Kryetari i integristëve ka premtuar se Grubi do të kthehet dhe do të dalë para organeve të drejtësisë, “por jo drejtësisë hakmarrëse”.

Ahmeti edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e tij të kamotshëm se duhet të realizohet veting në Maqedoninë e Veriut për të hetuar veprimtarinë politike dhe pasurinë e çdo bartësi të funksioneve të larta shtetërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu