Ali Ahmeti kryeministër i Maqedonisë pas zgjedhjeve?

Pak ditë më parë, “Zhurnal” shkroi se do të jetë BDI ajo që do të vendosë se cila nga partitë maqedonase do të hyjë në qeveri pas 11 dhjetorit, dhe se VMRO-DPMNE dhe LSDM e kanë të qartë se BDI do të ketë shumicën e deputetëve shqiptarë dhe do të jetë çelësi i shumicës së ardhshme parlamentare.

“Ne mendojmë se nuk është e pamundur që Ali Ahmeti të zgjidhet kryeministër. Ka shumë gjasa që pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të mos munden të formojnë shumicë parlamentare prej 63 deputetësh. Në atë rast mandati do t’i takojë BDI-së si parti e tretë në parlament”, janë shprehur burime të “Dnevnik”.

Në të njejtën linjë është edhe analisti amerikan Lluk Kofi, i cili ka parashikuar një presion mbi Greqinë nga ana e administratës së re të Presidentit Tramp me qëllim arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë. /albeu


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu