Në Akedeminë përkujtimore të komandantit Isa Lika- komandant “Iliri” të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtar që u mbajt sonte në ambientet e Universitetit të Tetovës, lideri i BDi-së Ali Ahmeti me mall dhe pikëllim ka përkujtuar trimërinë e Komandant Ilirit, sa që sytë e Ahmetit u mbushën me lotë, raporton Tetovasot.
Ali Ahmeti në fjalimi tij të shkurt iu drejtua babait të Isa Likës, duke thënë se nga sot e tutje gradat e Komandant Ilirit i ruani ju.
“I nderuar baca Amet, nga sot e 10 vjet, gradat e gjeneralit Isa Lika “Ilirit” i kam ruajtur unë, prej sot e përjetë, i ruani ju”, theksoi Ahmeti.