Ali Ahmeti në Shkup premton të paktën një të punësuar për çdo familje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka promovuar në Shkup programin e tij zgjedhor, që sipas Ali Ahmetit, përmban pikat e qeverisjes për katër vitet e ardhshme, 2016-2020.

Ahmeti, ndër të tjera tha se në program është përmbledhur energjia intelektuale dhe e ekspertëve të dëshmuar në sferën e tyre, duke kërkuar që asnjë familje shqiptare të mos mbetet, me më së paku një të punësuar, pikë kjo e pjesës ekonomike të programit të kësaj partie.

Artan Grubi, pjesëtar i listës në Njësinë zgjedhore nr. 1, u zotua se BDI do t’i zbatojë të gjitha udhëzimet e Komisionit Evropian, duke theksuar se do të ketë transparencë në sundimin e ligjit.

Ai tha se rruga e vetme e Maqedonisë është ajo drejt BE-së dhe NATO-s.

Ndërsa, Xhevat Ademi tha se për BDI-në, në katër vitet e ardhshme, parësore do të jetë dygjuhësia, pra përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu