Ali Ahmeti përgëzon Edi Ramën dhe Shqipërinë për fillimin e bisedimeve: Europa, alternativa e vetme për ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka komentuar sot hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nëpërmjet të çeljes së kapitullit të parë negociues.

“Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin e Europës juglindore.

Përgëzoj përzemërsisht të gjithë shqiptarët, Kryeministrin Edi Rama dhe gjithë ekipin që punoi palodhshëm drejt hapjes së kapitullit të parë negociues.

Uroj që Shqipëria të punojë fort në drejtim të realizimit të objektivit për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2030.

S’ka se si mos të përmend dëshpërimin që Maqedonia e veriut nuk është sot në krah të Shqipërisë për arsye të bllokimit të rrugëtimit tonë europian si pasojë e mos zbatimit të kornizës negociuese të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Maqedonia e veriut.

Ne duhet bërë çmos që të sigurojmë dhe vulosim të ardhmën europiane për qytetarët tanë duke demonstruar lidership dhe përcaktim.

Alternativë tjetër, nuk kemi! Europa është rruga jonë e vetme.” shkruan Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu