Një armatë e tërë e sigurimsave janë angazhuar në tubimin e BDI-së që parmbrëmë u mbajt në Çair, ku foli edhe lideri Ali Ahmeti para rinisë partiake, gjë që sërish i ngjalli dyshimet se dega e Kumanovës që ende nuk është pajtuar me borxhet e vjetra që ua ka Ahmeti, po i përgatit kurth. Dhe pikërisht për shkaqe sigurie, BDI deri në fund të fushatës do t’i mbajë mitingjet në hapësira të mbyllura, thonë burime jozyrtare, shkruan Fokus.
Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së ka deklaruar për Fokus informacionet se nuk janë të sakta informacionet se tubimet e BDI-së do të mbahen vetëm në hapësira të mbyllura, duke thënë se tubimi i ardhshëm do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”, duke harruar se edhe kjo sallë është e mbyllur, transmeton Gazeta Lajm.
“Tubimi përfundimtar i BDI-së do të mbahet në sheshin e Tetovës dhe nuk është e saktë se BDI do të mbajë tubime vetëm në hapësira të mbyllura”, ka thënë Osmani.