Ali Ahmeti: Rama ka ndihmuar për takimin e liderëve shqiptarë, jam takuar edhe me Vetëvendosjen (VIDEO)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një interviste në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit me liderët politik shqiptar, të inicuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama.

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni partitë politike kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama.

Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekje, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë poashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti.
Ai më tej tha se as Shqipëria e as Kosova nuk janë ato që hartojnë e diktojnë politikat për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ne kemi programet tona, qëllimet tona, por çdo lehtësim që mund të vjen prej bashkëmendimtarëve është i mirëseardhur, po ashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu