Ali Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të BDI-së, shkak publikimi i “bombave”?!

Pas shpërthimit të materialeve të përgjuara nëpër rrjetet sociale, ku shfaqen biseda telefonike mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, zhvillime interesante po kryhen brenda strukturave të kësaj partie.

Me çka në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake.

Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë.

Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu