Ali Ahmeti sot mbush 59 vjeç

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë dhe i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka lindur më fshatin Zajaz të Kërçovës më 4 janar të vitit 1959.

Sot, më 4 janar 2018, Ali Ahmeti mbush plot 59 vjeç.

Ali Ahmeti ka filluar veprimtarinë e tj kombëtare qysh në vitin 1981 me pjesëmarrjen në demonstratat studentore në Kosovë duke iu bashkangjitur më pas ilegalës për çlirimin e trojeve shqiptare dhe aktiviteve mobilizuese dhe organizative të UÇKsë.

Pas luftrave çlirimtare në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni, Ali Ahmeti themeloi subjektin Bashkimi Demokratik për Integrim me të cilin ka ngadhnjyer në të gjitha proceset zgjedhore qysh nga vitit 2002 e gjer më sot.

Krahas kontributit kombëtar, veprimtaria e tij politike identifikohet me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, zyrtarizimin e flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe, themelimit të dy universiteteve shqiptare, ndarjes teritoriale, vendosjes së shtatoreve të figurave më të mëdha të kombit, punësimin e 25.000 shqiptarëve në administratën shqiptare, e shumë të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu