Replika ndaj deklaratës së Ahmetit erdhi menjëherë në Click Plus nga kreu i ASH-së Arben Taravari. Ai tha se Ahmeti tashmë disa herë i ka humbur zgjedhjet, por siç shtoi karriera e Ahmetit do të përfundojë pas zgjedhjeve lokale.
Taravari konsideron se është absurde që vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve të ketë sërish zgjedhje të reja.
Kërkesa e Koalicionit VLEN që Ahmeti të dorëhiqet nëse humbet në zgjedhjet lokale sa vjen e intensifikohet si kundërsulm ndaj deklaratës së Koalicionit Fronti Evropian, të cilët kërkojnë që ata të tërhiqen nga qeveria e kryeministrit Mickoski dhe të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.