“Alo! Po me vret burri”, telefonata që shpëtoi një jetë sot në Tiranë (FOTO)

Ishte një telefonatë ajo i shpëtoi jetën një të reje mesditën e sotme në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një shtetar 31 vjeçar me inicialet Y.Gj teksa ai ishte duke kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë bashkëshorten e tij.
Mësohet se gjatë ndërhyrjes atij iu sekuestrua edhe arma, të cilën e kishte pa leje si edhe një sasi fishekësh.

Policia njofton se ishte një telefonatë e ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan e armës. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu