Alternativa vendosi për postet, Bekim Sali ministër i Shëndetësisë

Nga Alternativa pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore kanë bërë të ditur emërimet e kuadrove nga kjo parti. Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, më poshtë janë personat që sot janë emëruar nga kjo parti si bartës të funksioneve në Kuvend, Qeveri dhe dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:

Hysni Ismailinënkryetar i Kuvendit të RMV-së
Bekim Saliministër i Shëndetësisë
Admirim Alitiministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Xhemail Çupiministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
Lulzim Aliuzëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
Abdylshyqyr Abedinizëvendësministër i Bujqësisë
Daim Luçi zëvendësministër i Kulturës
Orhan Murtezanidrejtor në MEPSO
Amir Elezidrejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
Dritan Bexhetidrejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
Mubekir Palloshidrejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
Blerim Abazidrejtor në Drejtorinë e Librave Amë
Bekim Eminidrejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Nga Alternativa njoftojnë se në mbledhjen e sotme janë caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, por të njëjtit do të publikohen ditëve në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu