Alternativa “vulos” sot fatin e qeverisë Zaev në Maqedoninë e Veriut

Partia Alternativa mbledh sot në Tetovë Këshillin Qendror të saj. Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 18:00 dhe pritet të merret vendimi përfundimtar nëse Alternativa do të bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit apo jo.

Mbledhja ishte parashikuar që të mbahej gjatë ditës së djeshme, mirëpo u anulua pasi dje në vend arritën kufomat e 45 viktimave nga aksidenti tragjik në rrugën “Struma” në Bullgari.

Vendimi i Alternativës pritet të merret pas tre takimeve që u realizuan mes kreut të Alternativës, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu