Altrim Mamuti: Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ju shtroj iftar dy hoxhallarve të nderuar, me qëllim përcjelljen e mesazhit pozitiv në masë për pajtim.

Aktori Tetovar Altrim Mamuti “Shumi” me anë të një postimi në “Facebook” ju ka bërë ftesë publike dy hoxhallarëve nga Tetova Qani Nesimi dhe z.Selver Xhemaili për një iftarë të përbashkët.

Ai ka shtuar se në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit për hirë të Allahut ju shtroj iftar dy hoxhallarve të nderuar, me qëllim përcjelljen e mesazhit pozitiv në masë për pajtim.

Statusi i plotë

“Të dashura media të nderuar qytetarë të Tetovës dhe më gjërë nëpërmjet kësaj deklarate publike dua të njoftoj opinionin e gjërë se unë Altrim Mamuti si qytetarë i Tetovës ju bëj ftesë publike për një iftarë të përbashkët të dy hoxhallarëve të nderuar të Tetovës z.Qani Nesimi dhe z.Selver Xhemaili!

Organizimin e shtrimit të iftarit e kam marrë me vet iniciativë pa ndonjë ndërhyrje politike personale apo diçka të ngjajshme.
Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit për hirë të Allahut ju shtroj iftar dy hoxhallarve të nderuar, me qëllim përcjelljen e mesazhit pozitiv në masë për pajtim.

Të njejtin shkrim brenda javës do e bëj publik edhe tek mediumet lokale dhe nacionale si dhe në rjetet sociale, portalet e të ngjajshme.
Komunikimin do e mbajë publik me të dy pa mos pasur komunikim veçmas me asnjërën palë!

Për ditën dhe vendin do ju njoftoj ditët në vazhdim!
Ju kisha lutë ti përgjigjeni pozitivisht thirjes së pajtimit për hirë të Allahut!” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu