Ambasada e Kosovës: Të ndërpritet keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin e Kumanovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni ka reaguar ndaj keqtrajtim fizik dhe psikik të të akuzuarve për rastin e Kumanovës nga forcat e sigurisë.

“Nga deklaratat dhe pamjet e disa nga të akuzuarve u vërejt se janë të maltretuar si fizikisht ashtu edhe psiqikisht”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës.

Pas gjendjes jo të mirë të disa të akuzuarve si dhe deklaratës së tyre se nuk janë në gjendje të vazhdojnë, seanca është ndërprerë dhe është kërkuar nga gjykatësja që të thirren mjekët për trajtim.

Sipas informatave nga avokatët e të akuzuarve, 15 të burgosur kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ambasada e Kosovës ka qenë e informuar nga të burgosurit, familjarët e tyre si dhe nga avokatët për keqtrajtimin që u bëhet të burgosurve në rastin “Kumanova”.

Ashtu siç janë deklaruar edhe më herët të burgosurit, keqtrajtimi fizik ndodh gjatë transportit nga paraburgimi në gjykatë dhe anasjelltas. Kurse nuk ka ankesë në sjelljen e gardianëve në paraburgim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu