Ambasada e ShBA-ve fton partitë të vazhdojnë bisedimet që do të shpijnë drejt formimit të qeverisë së re.
“Shpresojmë të punojmë së bashku me Qeverinë e Maqedonisë, pasi të jetë formuar, për të avancuar integrimet euroatlantike nëpërmjet implementimit të reformave të Marrëveshjes së Përzhinës, posaçërisht në sferën e sundimit të ligjit. Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara mbeten partner i Maqedonisë”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-ve.