Ambasadori Bejli kundërpërgjigje gazetarit Çilimanov: Nuk përkrahim cenzurë, TV amerikane emetojnë qëndrime të ndryshme nga politika redaktoriale

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli përmes profilit në Twitter i është përgjigjur gazetarit Cvetin Çilimanov, anëtar i trupit ad-hoc për media.

“Pohimet se qeveria amerikane apo unë përkrahim cenzurë në Maqedoni është e pavërtetë. Pajtohem me Çilimanovin se kur ekziston pluralizëm, spektatorët mund të ‘votojnë’ përmes ndërrimit të kanalit. Tv stacionet amerikane emetojnë qëndrime që ndryshojnë nga politika e tyre redaktoriale/perspektiva…Shpresoj se qytetarët e Maqedonisë do t’i gjykojnë mediat e tyre me sy kritik dhe do të shohin perspektiva të ndryshme”, ka shkruar Bejli në Twitter.

Çilimanov në intervistën për “Dnevnik” kishte drejtuar kritika të ashpra deri tek ambasada amerikane duke thënë se SHBA i ka shkuar për qejfi Zaevit, në vend të thonë se “komision cenzurial është punë jonormale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu