Ambasadori i Izraelit në Beograd: Do të donim të shihnim një zgjidhje paqësore me Kosovën, por s’i përzihemi Serbisë

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pasi ka kaluar katër vite në Serbi, është i vetëdijshëm se çështja e Kosovës është një nga temat më të rëndësishme për Beogradin dhe se e kupton plotësisht të gjithë ndjeshmërinë për atë çështje.

Ambasadori Vilan, në një intervistë për Tanjug, me rastin e përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar në Serbi, ka deklaruar se Izraeli është i ndjeshëm kur bëhet fjalë për konfliktet e tij, të cilat ai beson se mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe jo përmes këshillave të vendeve të tjera.

Këtu ai ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Izraeli do të donte të shihte një zgjidhje paqeje, por ka shtuar se nuk i takon Izraelit t’i japë këshilla Serbisë se si duhet ta zgjidhë këtë çështje.

“Si çdo vend tjetër, ne do të dëshironim të shihnim një zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës. Por ne nuk jemi këtu për t’i dhënë këshilla Serbisë se si të veprojë për këtë çështje,” ka thënë Vilan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu