Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani nëpërmjet një postimi në Fejsbuk ka reaguar për gjuhen shqipe, duke theksuar se po e ndjekin situatën me përgjegjësi.
“Dua të ritheksoj që Tirana zyrtare ka shprehur qartë qëndrimin e saj nga Pallati i Brigadave:
“Gjuha shqipe nuk është çështje gjykatash dhe formulime ligjore.”🇦🇱
Kush ka sy, e lexon. Kush ka veshë, e dëgjon. Mesazhi është i qartë dhe i pandryshueshëm: identiteti dhe simbolet tona kombëtare janë të paprekshme”, ka shkruar ambasadori Meidani.