Ambasadorja Kim ndan mesazhin e kryediplomatit të parë amerikan: Të mos harrojmë kurrë! SHBA-të dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka ndarë në twitter një mesazh të ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri në vitet 1991-1994, William Edwin Ryerson.

Diplomati Ryerson kujton një moment tejet prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”.

“Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër“
, shkruan Kim.

Mesazhi i ambasadores Kim:

“Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09:“Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngyrsur. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici.”

Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër.– përfundon Yuri Kim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu