Amdi Bajram “çartet”: Zaevin dhe ata që votojnë ate do ti fus në kafaz (VIDEO)

Kryetari i Partisë për Emancipimin e Romëve (PCER), Amdi Bajram në mitingun mbrëmë në Ohër dërgoi porosi të ashpër se të gjithë që do të votojnë Zoran Zaevin e LSDM do të përfundojnë në një kafaz në sheshin e Shkupit.

“Më 12 dhjetor do të vendosi një kafaz të madh në sheshin e Shkupit dhe aty do ta fus zajkon dhe votuesit e tij.”, ka theksuar Bajram, që ka nxitur një buzëqeshje të fuqishme të simpatizanëve por edhe kreut të VMRO-DPMNE, pasi që partia e tij është pjesë e këtij koalicioni. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu