Amerikanëve i’u hyn krokodilët në shtëpi pas uraganit (VIDEO)

Raportimet për aligatorë që janë shfaqur në vende të pazakonta për shkak të uraganit Milton janë të vërteta.

Zakonisht kur ndodhin uragane në Florida, aligatorët dhe kafshë të tjera shpesh dalin nga habitatet e tyre për shkak të përmbytjeve dhe erërave të forta.

Pas stuhisë, ata mund të kërkojnë strehë në zona të banuara dhe madje të futen edhe në shtëpi.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm gjatë dhe pas uraganit për shkak të pranisë së kafshëve të zhvendosura, përfshirë aligatorët, gjarpërinjtë apo peshkaqenët, për të cilët ka patur raportime të shumta se kanë dalë në rrugë.

Video:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu