Ameti, Mitrovski dhe Murati morën pjesë në aksionin “Maqedonia pa mbeturina 2016”

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti së bashku me kyetarët e komunave Gjorçe Petrov dhe Saraj, Sokol Mitrovski dhe Bekim Murati u përfshinë në aksionin “Maqedonia pa mbeturina 2016”.

Ashtu siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pastrimi i mbeturinave të deponuara në mënyrë joadekuate u bë në më shumë lokacione në komunat Gjorçe Petrov dhe Saraj, gjithçka me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike dhe sigurimit të mjedisit jetësor më të pastër për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu