Vetëm para pak ditësh na tregoi një pjesë nga vila e saj ku është zhvendosur me bashkëshortin e saj dhe djalin e vogël.
Ami mesa duket është duke e shijuar së tepërmi këtë atmosferë dimërore.
Ajo ka publikuar një foto me Joelin, djalin e saj, duke treguar një pjesë nga udhëtimi i fundjavës.
Ata duken aq bukur në përqafimin e njëri-tjetrit. Strukja e Joelit në kraharorin e të ëmës është një moment sa i bukur po aq edhe emocionues.