Analistët në Click Plus: “Qytetari shqiptarë janë lodhur me premtime boshe, ata duan projekte konkrete, dhe ai që mund t’i realizoj, do të fitojë zgjedhjet”

Debati i sontëm në Click Plus në Tv21 u zhvillua mes analistëve të cilët kanë analizuar kështu debatin e parë mes kandidatëve për deputet nga zona zgjedhore numër V, derisa të ftuar në analizën zgjedhore kanë qenë Arsim Sinani, Gazmend Ajdini, Adelina Marku, Ylber Sela.

Debatin e ka nisur znj. Marku e cila ka thënë se zona V nuk është vetëm Struga por që kandidatët është dashur të flasin edhe për gjërat të tjera.

Kjo zonë nuk është vetëm Struga por edhe Dibra, lidhjet e infrastrukturës janë të gjitha fondet e BE që ka shumë e nuk shfrytëzohen aspak, vetëm në Manastir ke sot që janë shumë fëmijë me kancer, nuk u përmend fare gjendja e shkollave por edhe diversifikimi i tubacioneve gazifikimit nuk ka në politikë tema të vogla e të mëdha, kongresi e Manastirit dhe xhamia e Prilepit e djegur e rëndësishme sepse flasim për lidhje kapilarësh e nëse kjo lidhje mbahet nga njerëzit që kanë koshiencë e ne ndjehemi keq se është zvogëluar numri i votuesve, janë cështje vitale për shqiptarët por të flasin se cfarë benificionee do bëjnë në të ardhmen, shton më tej Marku e cila është replikuar nga analisti Sinani.

Hyre te Manastiri e problemi i qytetit nuk është vetëm muzeu, shqiptarët e asaj zone kanë probleme elementare ekzistenciale secili pushtet që vjen sjellin probleme atje, mbyllje shkollash, etj, ka thënë mes tjerave analisti Sinani.

Ndryshe nga dy të parët shqetësuese për Selën është se asnjë parti nuk u frymëzua të flas për platforma e projekte por u morën më shumë me njëri tjetrin.

Asnjë parti nuk përmendi cështjet e rëndësishme, të tre partitë u morën me kandidatin e BDI mundësia e tyre duhet të shfrytëzojnë që të prezantojnë tek të tjerët e jo të meren me njëri tjetrin, qytetari shqiptarë kërkon ofertë dhe është i lodhur ju duhet projekte, ai që i ka këto ai do të fitojë zgjedhjet dhe pastaj ti meru akoma me katër vite, theksoi kështu Sela derisa analisti Ajdini thotë se debati nuk ishte shumë interesant pasiqë kishte pritur premtime realiste.

Sinqerisht besoja se debati do jetë më i mërzitshëm por nuk është më interesant duket këtu, votat më të mëdha do thehen në Kërcovë e Strugë përsëri them se qytetarët sovrani në V edhe në zonat tjera pret premtime realiste që mund të besojnë se në kampanjë është e pranueshme të gënjejshë, e lehtë të flasish se do mbushish buxhetin me 4 miliard a nuk themi se si do mbushet ai buxhet, do e pastrojmë gjyqësinë si do e bëjmë atë ajo më intereson se shumë lehtë, kështu thotë analisti Ajdini.

Ndërkohë analisti Sinani ka thënë se duhet ruajtur platformat e partive që pas zgjedhjeve të ju rikujtohet sepse fjalët i merr era.

Përfitova përshtypje se platformët mbesin se fjalët i merr era, te ekonomia unë fitova përshtypje se nuk kanë platformë të ndarjes së buxhetit dhe në këtë drejtim, sa i përket administratorëve do duhet të ngritet pse buxheti i vendit i cili merr prej neve ka administratë enorme në gjithë nivelet dhe e dëmtojnë buxhetin e humbin shqiptarët, duhet të themi se struganët me gjitha gjërat që kanë treguan korektësinë në kontestimin e gjuhës shqipe e sot Sela nuk pranon të jetë pjesë e Netëve Strugane se vetëm gjuha maqedonase është zyrtare, ka thënë kështu Sinani.

Ndërkohë që analisti Sela thotë se debati proporcionalishte ishte dashur të bëhej mes katër kandidatëve dy nga dy e jo të tre kundër njërit.

Ajo që të gjithë e dimë se kandidati i Besës dhe unë mendova se do jetë një që të tre kandidatët u vunë ndaj atij të BDI, mua më tangon që Struga mori 3 deputet dhe sot aktuale cka nëse atje fitojnë dy mandate kush do e mbajë përgjegjësinë, për mua do ishte interesante se do kemi përgjegjësi, ka thënë për fund Ylber Sela derisa sipas Sinanit kandidati i aleancës ishte më i qetë dhe i sigurtë derisa ai i BDI vetëm mbrohej.

Mendoj se kandidati i aleancës ishte i qetë dhe sigurtë kandidati i BDI u mbrojt gjatë kohës, shton për fund analisti Sinani ndërkohë që analisti Ajdini thekson se në kampanjë nuk duhet vetëm folur por më pas duhet realizuar.

Mendoj se asnjë nga përfaqësuesve nuk ishte klasik i partisë së vet flas nga aspekti jopolitik, paraqitjet dhe strategjitë, dukej kush vecohej por do jetë shumë keq dhe në përgjegjësi, e nuk pres në këtë kampanjë që të kufizohet sepse atëherë do kemi vetëm diskutim nëse këto katër nuk dalin me platforma konkrete, ka thënë për fund analisti Ajdini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu