Analistët: Tani ka opsion për shqiptarët e Maqedonisë

Shqiptarët në këto zgjedhje parlamentare kanë më shumë opsione dhe nuk janë të detyruar që të zgjedhin më pak të keqin nga dy të këqinj. Kështu vlerësojnë analistët, duke komentuar listat e kandidatëve për deputetë, të zyrtarizuara mbrëmë nga partitë politike shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analisti Sefer Tahiri për Tv Shenja, tha se partitë e deritanishme shqiptare, e posaçërisht ajo në pushtet, edhe me kandidatët në listat e fundit kanë treguar se nuk mund të largohen nga gëzhojat partiake, duke pas parasysh faktin që shumica e tyre të cilët kanë qenë më të dëgjueshëm për liderin e tyre, në skenën politike i shohim tanimë dy dekada me radhë.

Ndërkaq, analisti tjetër, Xhabir Ahmeti, po ashtu thotë se në zgjedhjet e ardhshme kanë më shumë opsione dhe kjo sipas tij, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët.

Ndryshe, mbrëmë janë dorëzuar listat e partive politike në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Votuesit shqiptarë do të mund të zgjedhin mes 4 opsioneve politike që garojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu