Zgjedhjet e dhjetorit po afrojnë dhe partitë shqiptare jashtëparlamentare po i gjen të papregaditura, të pa bashkuara dhe me një sistem zgjedhor diskriminues, me të cilën paritë e reja në skenën politike mund të kenë fatin e Demokracisë së Re.
Edhe pas shpërbërjes së kuvendit njësia e gjashtë zgjedhore vazhdon të jetë e tejngarkuar me votues, duke u dhënë një disfavor tjetër partive shqiptare.
Lëvizja BESA, RDK, LR-PDSH, UNITETI, PPD ende nuk kanë dalur publikisht se a do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhëshme që do të mbahen në Maqedoni, për shkak se shumica parlamentare (VMRO-DPMNE dhe BDI), nuk i miratuan në Parlament ndryshimet që kishin të bëjnë me kodin zgjedhorë, pasi në njësinë zgjedhore numër 6 po bëhet diskriminim i madh ku vota e 30 mijë shqiptarëve shpallet e pavlevshme.
Në rast të përsëritjes së skenarit të Demokracisë së Re me partitë shqiptare sot, shqiptarët do humbin shumë dhe elektorati shqiptar do jetë i pashpresë për ndryshimin e gjendjes politke në vend./InfoShqip.com