Dy gjëra janë të rëndësishme për të shpjeguar kërkesën për financim më të madh nga financimi i deritanishëm për Servilin publik – investimi në njerëz dhe investimi në teknikë. RTM, edhe pse në shikim të parë duket ndryshe, përballohet edhe me probleme të kuadrove edhe me probleme me teknikën me të cilën disponon, edhe pse në dhjetë vitet e fundit janë bërë investime në të
Shkruan: B.T.
Sfida më e madhe e Qeverisë së re në Maqedoni për reformat në media është transformimi i Radiotelevizionit të Maqedonisë në servil publik të vërtetë të qytetarëve. Servilet publike radiodifuzive paraqesin shtyllë kryesore të çdo secilit sistem të mediave në secilin shtet të lirë dhe demokratik në Evropë.
Këshilli i Evropës, me rekomandimin e vitit 1996 e afirmoi rolin kyç të servilet publike radiodifuzive si faktor të rëndësishëm për pluralizmin në mediat, nëpërmjet të sigurimit të programit gjithëpërfshirës që përmban informata, edukim, kulturë dhe zbavitje për qytetarët.
Këtë rol të servileve publike, Këshilli i Evropës e përforcoi me vendimin e sjellë në vitin 2012, i cili sqaron se detyra primare e servilit publik është të promovojë interesin e përgjithshëm siç është përparimi social, ndërgjegjësimi i publikut për proceset demokratike, mirëkuptimin kulturor dhe integrimin social.
Por, Këshilli në rekomandimin e njëjtë paralajmëron se servili publik nuk mund të jetë burim i informatave të sakta, në kohë, dhe të gjithanshme nëse nuk është i pavarur nga ndikimet e ndryshme politike dhe ekonomike.
Fatkeqësisht, Radiotelevizioni i Maqedonisë qysh nga pavarësia e shtetit nuk arriti të zhvillohet në servil publik të vërtetë të qytetarëve për shkak të kontrollit të fortë politik të strukturave të pushtetit dhe mungesës të burimit të sigurte të financimit.
Kontrolli politik dhe partiak mbi RTM-në është konstatuar edhe nga Komisioni Evropian, në raportin për progresin e Maqedonisë në vitin 2014, ku konstatohet se RTM në tërësi nuk e plotëson rolin e servilit publik si burim i përmbajtjeve informative që janë të balancuara dhe të paanshme. Komisioni gjithashtu thekson se “pavarësia politike dhe financiare të servilit publik ende nuk janë të përcaktuara saktësisht”.
Vlerësime negative për punën e RTM-së janë dhënë edhe në Raportin final të misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2014, ku është konstatuar se gjatë raportimit të RTM-së për fushatën parazgjedhore ka qenë e njëanshme në favor të partive politike në pushtet. “Servili publik radiodifuziv nuk arriti të sigurojë raportim të balancuar dhe të barabartë për të gjithë kandidatët”, theksohet në raportin.
Që të ndërtohet RTM si servil publik i pavarur dhe profesional nevojitet ndërgjegje politike nga qeveria e re se servili duhet të jetë i pavarur nga secila garniturë politike dhe se duhet të krijohet model financiar, i cili do të sigurojë financim të rregullt dhe afatgjatë, me qëllim që ai të shndërrohet në servil të fortë me staf dhe pajisje profesionale dhe adekuate.
Vullneti politik pa para është vetëm flokule
Qeveria e re e zgjedhur në qershor këtë vit, në shikim të parë duket se e kupton rëndësinë dhe nevojën për ekzistimin e servili publik të fortë, si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse në mediat. Në mars të vitit 2016 grupi parlamentar i LSDM-së, atëherë si opozitë, i mbështeti ndryshimet në ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, ku ndër të tjerave ishte e parashikuar një për qind nga buxheti shtetëror të ndahet për financimin e RTM-së.
Por, me rebalancin e Buxhetit për të cilin u diskutua në Kuvend, paraqiten edhe mospajtimet e fundit. Në Rebalancin si zëvendësim të TRD dhe të mjeteve plotësuese që deri më tani u ndanin nga Buxheti i RM-së, për tre muajt e fundit të këtij viti janë parashikuar 200 milion denarë ose 3,25 milion euro për financimin e servilit publik.. Shpjegimi është se ato janë vetëm për tre muajt e fundit të këtij viti, ndërsa financat e tërësishme vjetore do të përcaktohen në Buxhetin për vitin 2018.
Për arsye se në disa fjalime publike kryeministri Zoran Zaev dhe të ministrave të qeverisë së re ekziston pasiguri për atë se sa para nga Buxheti duhet t’i takojnë servilit publik – 0,5 ose 0,7, etj. Ky konfuzion është përforcuar edhe më shumë me propozimin për ndryshime të LShAV që e dorëzoi në opozita në Parlament, ku përqindja për financimin e RTM-së ka zbritur në 0,5 për qind.
Shuma prej 3,25 milion euro për tre muajt e fundit, në nivel vjetor do të thotë 13 milion euro. Kjo shumë e shndërruar në përqindje, paraqet pak më shumë se 0.39 për qind të Buxhetit, i cili me rebalancin është 3.305,8 (tre miliard e tre qind e pesë milion e tetë qind mijë euro)
Kjo do të thotë se Qeveria e RM-së ka vendosur të ndajë më pak para për RTM deri në fund të vitit, në krahasim me disa vitet e fundit kur ato u mblidhnin nga TRD, dhe me ndihma të ndryshme nga buxheti.
Atë e tregojnë edhe numrat në vijim, të konfirmuara me kërkesë të ShGM-së nga Drejtoria për të ardhura publike:
Kur bëhen këto analiza duhet të merret parasysh se Qeveria çdo vjet në baza të ndryshme përveç të TRD ka ndarë nga disa milion euro shtesë nga buxheti shtetëror për financimin e RTM-së. Ato janë ndihmë për punën aktuale, për digjitalizim dhe zhvillim, subvencione për incizim të programit dokumentar, muzikor, etj. Sipas гraporteve vjetore të RTM-së për vitin 2016), në tre vitet e fundit nga qeveria ka fituar ndihmë prej 3 deri 5 milion euro. Përjashtim është viti 2013, kur RTM fitoi më shumë të ardhura nga ana e Qeverisë.
Tani me rebalancin e buxhetit për vitin 2017 me 3,2 milion euro të planifikuar për financimin e RTM-së deri në fund të vitit, do të hiqet edhe ndihma nga buxheti që është dhënë në baza të ndryshme. Për momentin nuk e dimë sa para janë transferuar deri më tani prej atyre që ishin të parashikuara me buxhetin e vjetër për vitin 2017, por duke u nisur nga dokumenti për realizim të Buxhetit në 6 muajt e parë të Ministrisë së financave mund të konstatohet se për transfero janë transferuar afër 55 për qind prej mjeteve të planifikuara.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në 6 muajt e parë të vitit 2017 realizoi 585 milion denarë, që paraqet 32,8% të buxhetit për këtë vit. Pika më e rëndësishme në shpenzimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë subvencionet dhe transferimet, realizimi i të cilëve në këtë periudhë është 383 milion denarë, ose 54,5% nga shuma e planifikuar për këtë qëllim”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së financave.
Kjo llogaritje mund të konfirmohet edhe me raportin tre mujor për punën e RTM-së për vitin 2017, kur si të ardhura nga buxheti kanë qenë të planifikuara afër 282 milion denarë ose 4,58 milion euro. Nga Ministria e kulturës nga 32 milion të planifikuar, RTM nuk ka marr asnjë denarë, ndërsa edhe nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë nga 10 milion të planifikuar nuk kanë transferuar asnjë denarë.
Kështu vijmë deri te përfundimi se Qeveria në këtë rebalanc nuk iu përmbahet përpjekjeve të organizatave mediatike, as obligimeve që i pranuan vitin e kaluar me votimin e Ligjit që atëherë u dorëzua nga organizatat gazetareske, ndërsa i pranuar dhe i votuar nga deputetët e LSDM-së, 1% nga Buxheti të ndahet për financimin e RTM-së, ku 0,3 për qind ndahen për financimin e Agjencisë për media dhe për Radiodifuzionin e Maqedonisë.
Edhe një informatë nga RTM, nga raporti vjetor për vitin 2016, i cili nuk duhet të injorohet. Në fund të vitit 2016 obligimet e RTM-së (afatshkurta dhe afatgjata) kanë qenë 1,3 miliard denarë ose 21,85 milion euro, ku për borxhet për TVSH janë mbi 2,2 milion euro.
Probleme me stafin dhe teknikën
Të përfundojmë, zgjidhja për financimin me 3,35 milion euro është zgjidhje e cila është larg nevojave reale për tu mbajtur sistemi në minimum, e mos të bëjmë fjalë për reforma thelbësore në RTM. Kur bëhet fjalë për servilin publik, as pushteti as opozicioni nuk tregojnë shenja se janë të vetëdijshëm ose se e dinë gjendjen aktuale aty dhe çfarë duhet të bëhet aty për ndryshim të gjendjes së keqe.
RTM ka mungesë të stafit edhe në pjesën e gazetarëve edhe në pjesën e teknikës, ndërsa ballafaqohet edhe me nevojën për furnizimet e nevojshme dhe për kamera si dhe për kompjuterë dhe automjete. Edhe pse shtëpia disponon me mbi 300 gazetarë prej të cilëve shtatëdhjetë redaktor për tre programet e Televizionit dhe të Radios, RTM nuk ka program informativ që i përmbush standardet themelore të programit të vërtetë informativ.
Lajmet e fundit gjatë ditës transmetohen në orët e vonshme të ditës (në ora 22 ose 24). Lajmet e para janë në mëngjes në ora 9, ndërsa shpesh edhe në ora 10. Kjo u dëshmua edhe me disa ngjarje të mëdha në botë – sulmet terroriste në Evropë, por turpin më të madh të gazetarisë RTM e përjetoi vitin e kaluar gjatë vërshimeve në Shkup, ku lajmërimin e parë nga vendngjarja e kishin në lajmet në ora 13.
Situata në Radio është e ngjashme ose më e keqe. Programi i parë në Radion lajmet e fundit të drejtpërdrejtë i transmeton në ora 22, ndërsa më vonë e incizon dhe të incizuar e len Radio gazetën e mëngjesit të gatshme e cila emitohet në ora 7 të mëngjesit. Lajmet e para të freskëta emitohen në emision të shkurtër në ora 10. Disponojmë me informata relativisht të sakta për atë se nga sa njerëz punojnë në programet informative, janë nga 12 në TVM në Programin e parë dhe në Desk në Radio janë vetëm 4 gazetarë.
Të tjerët që i mbushin emisionet informative janë prej redaksioneve të ndryshme, por thelbi është se redaksionet ditore ose deskat, duhet të numërojnë shumë më shumë njerëz që të funksionojë rrjedha e informatave në vazhdimësi për 24 orë, që paraqet edhe obligim ligjor i Servilit publik (Neni 110 nga LShAV, paragrafi një dhe paragrafi tre).
Në vitet e kaluara RTM ka shkatërruar rrjetin e korrespodentëve. Edhe aty ku ka korrespodentë ato nuk kanë kamera që t’i ndjekin ngjarjet. Ato pak informata që i përcjellin janë falë kolegëve nga mediat private, të cilët i ndajnë materialet me korrespodentët.
Gjendja është e keqe edhe me pajisjen me teknikë dhe staf i cili punon me atë teknik. Në Servilin e tërësishëm të RTM-së, sipas të dhënave të Agjencisë për media të shpallura në vitin 2015 kanë punuar vetëm 25 inxhinier dhe staf teknik. Në ndërkohë numri i stafit teknik është zvogëluar sepse një pjesë e stafit në ndërkohë ka dal në pension.
Para disa viteve ka pasur ngjarje kur kohë më të gjatë ka pasur ndërprerje në transmetimin e programit, sepse inxhinieri i vetëm i cili ka ditur të rregullojë defektin ka vdekur, ndërsa në vend të tij nuk është punësuar njeri tjetër.
Por, mund të theksohet edhe informata tronditëse deri te cila kemi ardhur nga burimet tona të cilët i vlerësojmë si të besueshme, se Regjia kryesore e TVM-së nuk ka kompjuter rezervë, pra, nëse prishet ose duhet të resetohet ose të ndërrohet ndonjë pjesë, programi ndërpritet.
E njëjta mund të ndodhë edhe me agregatin kryesor për energji elektrike në tërë shtëpinë, i cili, është i vjetër më shumë se dy-tre dekada.
Sa i përket programit informativ dhe përmbushjes së standardeve për informim në kohë dhe të shpejtë, edhe nëse kishte pasur gazetarë, nuk ka mjaft teknikë dhe vetura.
Për shembull, tërë RTM, sipas burimeve tona disponon me 20 kameraman gjithsej, të cilët kanë 12 kamera, prej të cilëve gjysma e tyre kanë probleme teknike. Lajmet e RTM1 i mbulojnë tre ose katër kameraman paradite dhe një pasdite. Aq kamera ka në dispozitë, nëse ndonjë ekip nuk shkon diku në rrugë.
Programi i dytë RTM2 i cili është në gjuhën shqipe ka vetëm dy kameraman, një paradite dhe një pasdite. Edhe aty është problem nëse ndonjë ekip shkon në rrugë. Redakcionet në gjuhët tjera ankohen se nuk kanë kameraman për të marr ndonjë deklaratë ose për të bërë bisedë në teren.
Automjetet që përdoren për bartjen e gazetarëve dhe kameramanëve në bazë ditore janë dy, me dy shoferë dhe një kombi sipas nevojës, nëse nuk është në udhëtim, ndërsa pas dite me një veturë dhe një shofer për dy servilet programore. Veturat janë të amortizuara, sipas burimeve tona.
Probleme ka pasur edhe me kompjuterët në RTM, si dhe me ato për montazh. Teknika ka shkuar aq larg sa që gazetarët vetë duhet t’i montojnë lajmet për Televizionin ose për në Radio. Por njësitë e montimit (të sistemit Cinegy) janë të pakta. Vetëm në redakcionin e lajmeve të RTM1 dhe RTM2 edhe aty me numër të kufizuar, gazetarët punojnë në sistemin Cinegy. Redakcionet tjera punojnë në sistem tjetër – softver, “Premier”, që e komplikon punën dhe sjellë deri te zvogëlimi i cilësisë së fotografisë, për shkak të problemeve gjatë transferimit të materialeve nga hd kartelat. Mungojnë edhe mikrofona, kartela të kujtesës, na treguan burimet tona.
Se këtë që e themi është e vërtetë flet edhe fakti që për investime në vitin 2016 kanë qenë të parashikuara 37 milion denarë (nga të ardhurat që kanë qenë mbi një miliard), ndërsa janë realizuar vetëm pak më shumë se 18 milion ose 300 mijë euro. Në vitin 2015 gjendja ka qenë edhe më e keqe – investimet kanë qenë pak mbi 4 milion denarë. Si burim e kemi Raportin vjetor të punës të RTM-së në vitin 2016.
Kjo është edhe struktura e personelit në RTM, deri më vitin 2016:
Të punësuar: 864
Niveli i arsimit i të punësuarve: 46,4% me Shkollë të mesme, 41,3% me Shkollë të lartë, 12,3%tjerë…
Sipas raportit për vitin 2016, e ashtu është me vite mbas, lartësia e rrogave ka qenë larg prioriteteve sipas shpenzimeve. Për bruto rroga janë ndarë afër 6,5 milion euro. Me llogaritje të përafërt del se rroga mesatare në RTM është 23,130 denarë (bruto, e ndarë me numrin e të punësuarve, duke hequr 40 për qind të shpenzimeve). Nëse nuk i llogarisim kontratat e menaxherëve, për të cilët jo zyrtarisht flitet shumë, rrogat e redaktorëve kryesor që i udhëheqin programet janë afër 30 mijë denarëve. Ato të gazetarëve janë edhe më të ulëta.
Secili që dëshiron reformë serioze ku do, duhet të dijë se reforma në media nuk zbatohet me mund të nënçmuar, posaçërisht jo me rroga të ulëta në RTM. Vetëm gazetarë dhe redaktorë të paguar mirë mund t’i përkushtohen punës seriozisht dhe të pavarur në shprehjen profesionale. Shembulli i BBC, e mos t’i radhitim edhe servilet publike në Evropë, por edhe në rajon, janë të qarta. Buxheti vjetor i HRT (servilit publik të Kroacisë) është afër 200 milion euro, ndërsa të RTS (Serbi), afër 100 milion euro. Në Maqedoni për RTM sigurohen jo më shumë se 12 milion euro në vit.
Këto janë vetëm pjesë e vogël e arsyeve pse ShGM dhe organizatat tjera mediatike kërkojnë 1 për qind të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë të ndahet për financimin e RTM-së. Reforma serioze duhet edhe të paguhet, ose të mbështetet financiarisht ose do të mbete vetëm në nivel të premtimit të rremë ose qasje jo të sinqertë.
Të përsërisim – LSDM në vitin 2016 kur ishte në opozitë në tërësi e mbështeti dhe votoi për ndryshime në ligjin në të cilin financat e RTM-së ishin të caktuara në 1 për qind nga Buxheti. LSDM duhet të mbete në atë qëndrim dhe mos t’i ndryshojë qëndrimet në varësi nga ajo a është në pushtet ose në opozitë.
Përfaqësuesve të organizatave gazetareske Kryeministri dhe nga një prej ministrave u premtuan se do të mbesin në qëndrimin e vjetër. Hapat e parë me Rebalancin dhe me idetë e shprehura se do të shkohet hap pas hapi që të arrihet deri te kjo përqindje në periudhë prej disa viteve, tregojnë pavazhdimësi në qëndrimet e tyre.
Elitat politike duhet të dinë se nuk ka as R prej reformave, nëse RTM-së i lihen financa vetëm sa për të mbijetuar. Nëse nuk ka reforma në servilin publik, as nuk mund të bëhet fjalë për reforma të përgjithshme në sferën e mediave!
Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për avokim të lirisë së mediave dhe mbrojtje të gazetarëve“. Përmbajtja e analizës është përgjegjësi vetëm e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe të autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i shpreh qëndrimet e Bashkimit Evropian./SHGM