Ancelotti e konfirmon se kur Kylian Mbappe do të debutojë me Real Madridin

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka sugjeruar se Kylian Mbappe do të jetë titullar ndaj Atalantas në Superkupën e UEFA-s javën tjetër.

Francezi do t’i bashkohet klubit madrilen si agjent i lirë nga PSG-ja më herët këtë muaj, duke i dhënë fund sagës savjeçare.

Ancelotti ka bërë të qartë se Mbappe mund të jetë titullar qysh në përballjen ndaj skuadrës italiane, njësoi si Jude Bellingham pavarësisht që s’kanë marrë pjesë në fazën parapërgatitore.

“Mbappe sigurisht mund të jetë titullar në Superkupë. Bellingham gjithashtu dhe lojtarët e tjerë që janë në pushime. Ata janë të përgatitur, kanë ndjekur planin dhe të gjithë do të luajnë”.

Real Madridi do ta zhvillojë edhe një përballje në fazën parapërgatitore, ku pas humbjeve nga Barcelona e AC Milani, do të takohen me Chelsean të martën.

Pas kësaj, kampioni i Evropës do të udhëtojë për në Varshavë për Superkupën, ku takohet me Atalantan që e fitoi Ligën e Evropës më 14 gusht, vetëm katër ditë para se t’ia nisin sezonit si mysafir i Mallorcas.

Ndeshja e parë e Mbappes në shtëpi si lojtar i Real Madridit më shumë gjasë do të jetë ndaj Valladolidit në “Santiago Bernabeu” më 25 gusht.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu