Para dy ditësh në qytetin e Strugës, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi realizoi takime me strukturat partiake të këtij qyteti.
Ai në qytetin e Strugës të drejtuar nga Ziadin Sela, pra ish bashkëpartiakun e tij dhe tani ”armikun” e tij të përbetuar politik, u mirëprit nga anëtarët e partisë dhe simpatizantët e PDSH-së, u mirëpritë edhe nga ata që hidhnin valle bashkë me Thaçin dhe Selën në fitoren e tij si kryetar i Komunës së Strugës, pra kandidati fitues nga partia e Menduh Thaçit, shkruan InfoShqip.com.
Portali InfoShqip.com nga disa burime të larta partiake mëson se disa anëtar të LR-PDSH-së, që pritet të braktisin Ziadin Selën kanë pritur krahëhapur përsëri liderin e tyre Menduh Thaçin.Emrat të cilat janë bashkangjitur PDSH-së së Strugës janë të afërm të liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Sipas këtij burimi, pritet që Ziadin Sela të braktiset dhe nga shumë anëtarë të tjerë, dhe se në zgjedhjet e ardhshme karriera e tij politike të përfundojë në Strugë./InfoShqip.com