Anevski: Ne nuk do të diskutojmë rreth akuzave për dhunë në Kuvend.

Këshilli i Prokurorëve Publik nuk do të vendos në rend të ditës akuzat për pjesëmarrje në turmë në rastin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvend.

Përgjigja e tillë vjen nga kreu i këtij këshilli, Petar Anevski,  edhe pse sipas ekspertëve për çështje juridike, prokurorët për ngjarjet në Kuvend  janë prezantuar me kualifikime shumë të buta për të akuzuarit, për dallim nga skenat që janë parë natën e 27 prillit.

“Këshilli nuk vepron në bazë të zërave por në bazë të procedurave dhe ankezave, ndërsa deri më tani diçka e tillë nuk ka arritur. Ajo është punë e prokurorit publik.”- theksoi Petar Anevski/ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu