Angelina Jolie konfirmon romancën e saj me reperin e njohur

Angelina Jolie ka konfirmuar së fundmi një romancë me reperin britanik Akala, duke ndezur spekulime pas paraqitjeve të tyre të përbashkëta në disa ngjarje të njohura.

Sipas Daily Mail, Akala u pa në një festë të organizuar nga Jolie për kompaninë e saj të modës, Atelier Jolie, në New York City gjatë fundjavës.

Në llogarinë zyrtare në Instagram të kompanisë janë postuar disa fotografi nga ngjarja, ku një prej imazheve tregon praninë e reperit 40-vjeçar.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në maj 2023, kur Akala iu bashkua Jolie dhe vajzave të saj në Festivalin Letrar Calabash në Xhamajka.

Në atë kohë, një dëshmitar vuri re që reperi ishte jashtëzakonisht mbrojtës ndaj aktores dhe familjes së saj, duke ndihmuar në ngritjen e dyshimeve për një marrëdhënie më të thellë​.

Jolie, e cila ishte e martuar më parë me aktorin Brad Pitt, u nda në 2016 pas një beteje të gjatë ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu