Anglia dhe Turqia bashkëpunim në ndërtimin e avionëve luftarak

Kompania britanike “BAE Systems” nënshkroi sot një protokoll marrëveshje me “Turkish Aerospace Industries”, për zhvillimin e një gjenerate të re avionësh luftarakë turk.

“Kjo shënon fillimin e një marrëdhënie tregtare të re dhe të përforcuar me Turqinë”, deklaroi sot kryeministrja britanike Theresa May, gjatë vizitës në Ankara.

“BAE Systems dhe Turkish Aerospace Industries nënshkruan një protokoll marrëveshje që vendos një partneritet për zhvillimin e programit ambicioz Turkish Fighter Programme TF-X”, theksohet në këtë komunikatë të qeverisë britanike.

May u takua sot me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe do të takohet më pas me homologun e saj Binali Yildirim, gjatë një vizitës që synon të rrisë marrëdhëniet tregtare turko-britanike para daljes së Britanisë nga BE-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu